“Përfundimisht shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli”
23 shtator 2026
| 23:30
Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se, sipas saj, Kosova po i afrohet zgjedhjeve të reja dhe se mundësia për shmangien e tyre është e vogël.
“Me afër zgjedhjeve, përfundimisht ne do të shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli. Pas datës 6 tetor, ne do të shkojmë në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së presidentit. E rëndësishme është që ne, pas dy vjetësh, jemi në pikën zero dhe shkojmë në zgjedhje”, tha Daka.



