Në FSK përfundon “Kampi Rinor 2019”

17 qershor 2019 | 15:56

Në Komandën e Batalionit të Dytë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë, është mbajtur ceremonia e certifikimit të nxënësve të shkollave të mesme të Kosovës, të cilët për një javë rresht ishin pjesë e “Kampit Rinor 2019”.

Organizimi i “Kampit Rinor 2019” ka për qëllim që nxënësit e shkollave të mesme të njihen me jetën ushtarake dhe të familjarizohen sa më shumë me uniformën, në mënyrë që në të ardhmen të mos hezitojnë por të bëhen pjesë e kësaj jete.

Gjatë javës së qëndrimit në Kamp, nxënësit kanë ndjekur ligjërata dhe trajnim të ndryshme si: Zgjimi dhe rregullimi i shtretërve, gjimnastika e mëngjesit dhe higjiena personale, UÇK, TMK-transformimi, orientimi në natyrë, mësimi i komandave, misioni detyrat dhe struktura e FSK-së, vetëdijesimi nga minat, kërkim-shpëtim etj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Enis Alushi i ka dhënë…