Lumir Abdixhiku, kryetari i rikonfirmuar me shumicë teknike i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dalë me një reagim pas debatit publik mbi vleftësinë e Ligjit për Gjykatën Speciale.
I shpëtoi zgjedhjeve, lajmërohet Lumir Abdixhiku me një “zhvleftësim” të Ligjit për Gjykatën Speciale
Abdixhiku tha se ai “nuk prodhon efekt juridik.”
“Ishte mashtrim,” tha ai dhe arsyetoi mosvotimin e LDK-së për atë ligj.
Postimi i plotë:
Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar.
PO, JU KANË MASHTRUAR!
DHE PO, UA KEMI THËNË!
Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim. Por kur beteja e vogël partiake bëhet më e rëndësishme se përpjekja kombëtare, kur hileqarët marrin zë e tregtarët e mendimit drejtojnë gishtin, kur askush s’guxon të thotë se “mbreti është lakuriq”, atëherë më e lehta është t’i vërsulesh arsyes – mes tradhtarëve që s’janë dhe patriotëve që shtiren.
E pastaj nuk kalojnë as 48 orë dhe perdet bien. Zhurma mbetet veç jehonë, e vërteta s’lëkundet; por një popull mbetet i mashtruar!
Ky ishte qëndrimi i LDK-së, lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci, më 5 tetor, në Kuvendin e Republikës. Nuk e dëgjuan atëherë, le ta lexojnë me vëmendje sot:
QËNDRIMI ZYRTAR I LDK-së, ekstrakt



