Veliu: Nesër mësohet nëse Mustafa do të kandidojë për kryetar të LDK-së

02 gusht 2019 | 13:34

Nënkryetari i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se gjatë mbledhjes së Kryesisë që po mbahet nga mëngjesi i sotëm, nuk janë pajtuar ende për kandidatin koncensual për kryetar të këtij subjekti politik i cili nesër mbanë kuvendin zgjedhor.

I pyetur nga ‘Klan Kosova” nëse Isa Mustafa do të kandidojë sërish për të parin e kësaj partie, Veliu ka thënë se nesër do të kuptohet nëse ai do të kandidojë apo jo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka numëruar 24 sukseset e…