7 filma që ia vlen të shikohen gjatë festave

23 dhjetor 2019 | 21:13

Nëse doni të argëtoheni, të kaloni pak kohë me familjen, por pa u zhytur në botën e filmave tërësisht festivë, CNN Entertainment ka listuar 7 filma që ia vlen të shihen gjatë këtyre ditëve.


“Cats” – Vlerësimet deri tani kanë qenë pozitive. Me Taylor Swift, Jennifer Hudson, Judi Dench, Jason Derulo dhe Idris Elba, ky film “musical” me siguri që do t’ju argëtojë.


“Little Women” – Versioni i fundit i përshtatjes në film i librit të Louisa May Alcott, “Gra të vogla”, ku tregohet historia e katër motrave që rriten në Amerikën e pas Luftës Civile.


“Spies in Disguise” – Një film i animuar ku protagonistë me zërat e tyre janë Tom Holland dhe Will Smith.

“Just Mercy” – Michael B. Jordan dhe Jamie Foxx janë protagonistë në një dramë që tregon historinë e vërtetë të Walter McMillian, një burri nga Alabama të dënuar gabimisht për vrasje.


“Star Wars: The Rise of Skywalker” – Seria e radhës e një klasiku të fantashkencës.


“1917” – I emëruar për “Golden Globe”, një film që flet për Luftën I Botërore, ku dy ushtarë britanikë nisen me një mision për të shpëtuar qindra të tjerë nga vdekja.


“Dy Papët” – Anthony Hopkins dhe Jonathan Pryce tregojnë një moment historik të Kishës Katolike, miqësinë mes Papës Benedikti XVI dhe atij që do të bëhej Papa Françesku.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ushtria amerikane njoftoi se një pjesëtar i saj u vra…