OAK-u kërkon të pezullohet përkohësisht pagesa e qirasë për bizneset e sektorit minerar

31 mars 2020 | 12:44

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një letër ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ku i kërkohet që të bëhet pezullimi i përkohshëm i qirasë që bizneset e minierave/mineraleve/gurëthyesve që duhet të paguajnë tek Agjencia e Pyjeve të Kosovës.

“Arsye kryesore e kërkesës së OAK-së është se bazuar në masat e fundit të Qeverisë për ballafaqimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë Covid-19, është bërë ndalimi i punës së shumë sektorëve dhe punën me kapacitete të limituara e kanë vazhduar disa sektorë të tjerë”.

“Një situatë e tillë ka rezultuar me mungesë të gjenerimit të të hyrave për këto biznese, ndërsa qiraja po përllogaritet”, është thënë në komunikatën e OAK-ut.

OAK-u ka theksuar se në këtë situatë bizneset janë duke u përballur me vështirësi të shumta për shkak të obligimeve që kanë.  Sipas tyre një masë e tillë do të lehtësonte sadopak kontributin në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë kardiologu invaziv i QKUK-së, dr. Sami Gjoka.…