Haradinaj: Qeveria shkeli Kushtetutën për ta uzurpuar pushtetin
14 prill 2020
| 00:08
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cenuar rëndë.
“Qeveria e Kosovës me këtë vendim antikushtetues, ka uzurpuar pushtetin. Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cenuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut. Veprimet antikushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen. Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/



