John Cusack është sulmuar nga policia

31 maj 2020 | 13:10

Aktori i njohur, John Cusack, është sulmuar nga policia e Chicagos pasi po xhironte një protestë dhe trazirat në qytet.

Aktori i “Say Anything” ka qenë duke përdorur mediat sociale për të dokumentuar protestat që kanë dalë në qytet në prag të vdekjes së George Froyd.

Protestat paqësore dhe jo-paqësore, trazirat dhe plaçkitjet kanë ndodhur në të gjithë SHBA-në ditët e fundit.

Cusack shkroi në “Twitter”: “Policët nuk më pëlqyen mua që të filmoja makinën që digjej, kështu që ata erdhën tek unë me shkopinj. Goditen biçikletën time ”, ka shkruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila ishte planifikuar të…