Lajm i trishtë për fansat e “Breaking Bad”, ndërron jetë aktori 35-vjeçar

13 tetor 2026 | 13:12

Aktori RJ Mitte, i njohur më së miri për rolin e tij si Walter “Flynn” White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, ka vdekur në moshën 35 vjeç.

Një mjek ligjor i qarkut të Teksasit konfirmoi për TMZ-në se Mitte vdiq të hënën, më 12 tetor. Hetimi për rrethanat e vdekjes së tij është ende në vazhdim.

Mitte njoftoi fejesën e tij me të dashurën Kennedy Suarez në tetor 2025. Në atë kohë, ai foli për “People”-n për lumturinë që kishte gjetur në marrëdhënien e tyre.

“Jam shumë i lumtur që kam gjetur personin tim, një partner jete që më bën të dua të jem më i mirë, pavarësisht se çfarë bëjmë. Kennedy do të thotë gjithçka për mua dhe mezi pres të fillojmë zyrtarisht jetën tonë së bashku dhe të shohim se çfarë aventurash na sjell jeta”, tha ai në atë kohë.

Mitte vuante nga paraliza cerebrale dhe gjatë gjithë karrierës së tij ai mbrojti në mënyrë aktive të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ai ishte ambasador për United Cerebral Paraly dhe Shriners Children’s, si edhe zëdhënës i SAG-ut për aktorët me aftësi të kufizuara.

Ai fitoi popullaritetin më të madh për rolin e tij si djali i Walter White në serialin “Breaking Bad”, në të cilin luajti përkrah Bryan Cranston-it dhe Aaron Paul-it.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Brad Pitt (62) dhe e dashura e tij Ines de…