Juve ofron pesë futbollistë për Chiesan
31 maj 2020
| 17:08
Futbollisti italian i Fiorentinës, Federico Chiesa është ndër futbollistët më të kërkuar në rruzullin tokësor.
Skuadra e fundit që ka treguar interesim për talentin italian është Juventusi.
“Tuttosport” zbulon se “Zonjea e Vjetër” është e gatshme të ofrojë pesë futbollistë për të bindur klubin “vjollcë” që të heq dorë nga Chiesa. Bëhet fjalë për Romeron, Luca Pellegrini, Rugani, Mandragora dhe Perin.
(V.Z / Epoka e re)



