Aksident në Tiranë: Makina përplas për vdekje një këmbësore
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Makina ka goditur një këmbësore e cila pasi është transportuar në spital nuk ka mundur të mbijetoje.
Ngasësja e automjetit është shoqëruar për në stacionin policor.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar këmbësoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi është transportuar për në spital fillimisht në gjendje të qëndrueshme, ka ndërruar jetë më vonë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup. /TCh/



