Xavi rinovon kontratën me Al-Saddin

05 korrik 2020 | 16:28

Ish-mesfushori i skuadrës së Barcelonës, Xavi Hernandez do të jetë në krye të Al-Sadd deri në fund të sezonit 2019/20.

Lajmin për rinovimin e kontratës e ka konfirmuar skuadra përmes faqes zyrtare. Xavi lidhej me një kalim të mundshëm te Barcelona, si zëvendësues i Quique Setien, por duket se ai ka fokusin tek Al-Sadd.

Megjithatë, raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se në kontratën e nënshkruar ka një klauzolë që lejon Xavin të largohet nga Al-Sadd, nëse në pyetje është Barcelona. Ndërkohë, në ‘Camp Nou’, në krye të stolit vazhdon të jetë Quique Setien.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një nga mjetet kryesore të luftës globale kundër pandemisë Covid-19…