Mustafa: Vetëvendosjes i ka mbetur në duar mocioni

24 gusht 2020 | 11:18

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë me dije se nuk ka disponim nga shumica parlamentare për zgjedhje të reja në Kosovë.
Para takimit me partnerët e koalicionit, ai ka deklaruar se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë i ka mbetur në duar Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sa i përket iniciativës së LV-së për mocion, ne nuk kemi asnjë telashe të shkojmë në zgjedhje në momentin që vendos shumica. Unë nuk shoh disponimin e shumicës për rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të tjera. Prandaj mocioni bie që është sfidë për Vetëvendosjen dhe jo për LDK-në, sepse atyre iu kanë mbetur letrat në duar”, ka deklaruar Mustafa  për “Kosovapress”.

Ai ka folur edhe për çështjen e presidentit, duke thënë se nuk kanë kurrfarë kundërshtimesh e as pajtimesh me askënd rreth këtij posti. “Në LDK nuk është trajtuar pozita e Presidentit dhe nuk do të trajtohet derisa nuk sfidohemi me mandatin kushtetues, prandaj edhe nuk kemi kurrfarë kundërshtimesh por as pajtimesh me askënd”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtuesit e Real Madridit po mendojnë të bëjnë një blerje…