Bale duhet të rikthehet në Tottenham  

25 gusht 2020 | 12:11

Ish-sulmuesi i Tottenham, Jurgen Klinsmann, i ka bërë thirrje Gareth Bale që të kthehet te “Gjelat” e Londrës.

Sulmuesi i Real Madrid nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Zidane dhe ka bërë të ditur se është gati t’i kalojë dy vitet e fundit të kontratës që ka me mardrilenët edhe pa luajtur.

“Qëndrimi në stol është ndëshkimi më i keq për një lojtar. Gjëja më e rëndësishme për çdo futbollist është të jetë në fushën e lojës. Kur kjo nuk ndodh, atëherë duhet të mendosh për t’u larguar. Si tifoz i Tottenhamit, do të doja që ai të kthehej. Ne do ta adhuronim një lojtar si ai javë pas jave në televizor”, ka thënë Klinsmann.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka dalë nga shtypi numri më i ri i revistës…