Hoti dhe Vuçiq kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë

03 shtator 2020 | 17:08

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo është konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, nga Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA-së.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke. “Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik, është një hap më afër normalizimit përfundimtar mes dy vendeve që është vetëm njohja reciproke”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Klubi i Basketbollit Prishtina në konkurrencën e femrave nuk po…