Rummenigge: Alaba nga janari mund të negociojë me çdo skuadër

21 dhjetor 2020 | 14:22

David Alaba nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munchen, fakt të cilin e pranoi publikisht drejtori i përgjithshëm i klubit, Karl-Heinz Rummenigg.

“Kemi bërë gjithçka për të gjetur një akord, dëshironim një përgjigje brenda muajit tetor por Alaba nuk na e dha. Nuk e di nëse do të rikthemi të negociojmë por që nga dita e parë e janarit është i lirë të negociojë me çdo skuadër”, ka thënë Rummenigge.

Alaba ka një kontratë të vlefshme me Bayernin deri në qershor të 2021, në këto kushte, drejtuesit e Bayernit kërkojnë të shesin lojtarin që në merkaton e janarit, në të kundërt, në fund të sezonit, do të largohej me parametra zero. Barcelona e ka ndjekur prej vitesh austriakun, por nuk përjashtohet as mundësia për një kalim në Premier Ligë, përkatësisht te Manchester City.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një gjykatë në Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm…