Trepça dhe Bashkimi nisin sonte aventurën në FIBA Europe Cup

07 tetor 2026 | 16:00

Dy skuadrat kosovare, Trepça dhe Bashkimi, e nisin sonte fushatën në FIBA Europe Cup, me synimin për ta nisur me rezultat pozitiv garën ndërkombëtare.

Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Promitheas Patras. Përballja në palestrën “Minatori” nis në orën 18:30 dhe vlen për Grupin A.

Skuadra greke vjen me një përbërje që përfshin disa emra interesantë, mes tyre Alex Antetokounmpo, vëllai i yllit të NBA-së, Giannis Antetokounmpo. Në radhët e Promitheasit janë edhe amerikanët Shannon Evans, Kendal Coleman dhe Zac Cuthbertson.

Për Trepçën, kjo do të jetë një përballje e rëndësishme për ta nisur në mënyrën më të mirë aventurën në garën evropiane, përballë një kundërshtari me përvojë në basketbollin ndërkombëtar.

Në anën tjetër, Bashkimi do ta nisë rrugëtimin evropian një orë më vonë. Prizrenasit, në palestrën “Sezai Surroi”, presin Valmiera Glass VIA nga Letonia, në ndeshjen e Grupit F që fillon në orën 19:00.

Valmiera Glass VIA garon në ligën letonezo-estoneze, ndërsa në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup do të përballet edhe me Manchester Basketball, Elan Chalon dhe Bigbank/Kalev.

Në edicionin 2026/27 të FIBA Europe Cup marrin pjesë 48 skuadra, të ndara në grupe.

Trepça dhe Bashkimi kanë sonte rastin ta hapin aventurën evropiane me fitore dhe të marrin rezultatet e para në këtë edicion të garës ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të qëndrojë…