Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt
Arbnor Morina është trajneri i ri te Ferizaj, ekip që e ka bërë prezantimin e tij të mërkurën.
Morina do të jetë në krye të Ferizajt për pjesën e mbetur të sezonit aktual, ndërsa në postin e trajnerit ka zëvendësuar Alban Dragushën.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit”, ka shkruar ndër të tjera Ferizaj në njoftim.
Morina rikthehet të Ferizaj, ekip të cilin e drejtoi më sezonin 2021/22 kurse tani synimi i tij është që ta ndihmojë drejt kthimit në Superligë.
Ferizaj bën gara në Ligën e Parë të Kosovës dhe pas tetë ndeshjeve të luajtura, zë vendin e nëntë në tabelë me dhjetë pikë të mbledhura.
Morina në krye të Ferizajt, do të debutojë këtë vikend kundër skuadrës së Mitrovicës.



