Costa në janar largohet nga Atletico

23 dhjetor 2020 | 12:23

Sulmuesi Diego Costa pritet të largohet nga Atletico Madridi, raportojnë të mërkurën mediumet spanjolle.

Mësohet se Costa ka refuzuar rinovimin e kontratës që skadon në fund të këtij edicioni pasi po synon të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Costa nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur këtë edicion tek Atletico dhe tashmë i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të vazhdojë karrierën diku tjetër.

32-vjeçari këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje në La Liga dhe ka shënuar dy gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re (AKR)…