Të shtëna armësh në Prishtinë, një i plagosur

03 shkurt 2021 | 21:39

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën UÇK në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për medie zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Sot rreth  orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është pjagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tha Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar pas tubimeve të partive politike…