Valbon Krasniqi dhe Basri Lenjani në garë për drejtor të ShSKUK-së

03 shkurt 2021 | 14:37

Është mbajtur testi me shkrim për kandidatët për drejtor të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Nga katër kandidatët: Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Valbon Krasniqi dhe Basri Lenjani, kanë marrë pjesë vetëm këta dy të fundit.

Krasniqi në vlerësimin e komisionit ka marrë 34 pikë nga testi me shkrim, kurse Lenjani 19 sosh.

Nesër (e enjte) do të mbahet intervistimi me gojë për kandidatët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një…