Presidentja shkon për vizitë në familjen e Jakup Krasniqit, mban në duar nipin e tij

13 tetor 2026 | 17:37

Altin Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe djali i Jakup Krasniqi, ka njoftuar se për vizitë në shtëpinë e tyre ka qëndruar sot presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Krasniqi ka shkruar se kjo vizitë i ka nderuar dhe ka thënë se në këto ditë të vështira, duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim për t’u përballur me betejat ligjore për rikthimin e krerëve të UÇK’së.

Postimi i plotë i tij në ‘Facebook’:

Gega me Presidenten ❤

Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës!

Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Avdyl Thaçi nga Rogova, shpall të pavlefshme  dëftesën e plotë…