Këtë vit nuk do të mbahet manifestimi i “Javës së Minatorëve”
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka bërë me dije se për shkak të situatës aktuale me pandeminë Covid-19, këtë vit nuk do të mbahet manifestimi qendrori i “Javës së Minatorëve” në Stan Terg.
Lajmin e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” anëtari i bordit të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, i cili ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për respektim masave anti-Covid.
Referuar agjendës zyrtare të cilën e kanë vendosur Sadiku, ka thënë menaxhmenti i “Trepçës”, përfaqësuesit e sindikatës, si dhe një numër i punëtorëve do të bëjnë vizitë te pllaka e minatorëve grevistë të vitit 1989. “Ne do të bëjmë vizitë te pllaka e minatorëve grevistë të vitit 1989, te varrezat e dëshmorëve të kombit në Prekaz, si dhe të varrezat e kombit në Shipol”, ka thënë Sadiku.
(A. MAVRAJ/ Epoka e re)



