Bach edhe një mandat në krye të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

11 mars 2021 | 14:14

Gjermani Thomas Bach është rizgjedhur në krye të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Gjatë sesionit numër 137 të Asamblesë së IOC, e cila u zhvillua online për shkak të pandemisë, Bach mori 93 vota në favor dhe vetëm 1 kundër. Për pasojë, 67-vjeçari rizgjidhet edhe për katër vite të tjera në këtë detyrë. Bach është zgjedhur për herë të parë në vitin 2013 dhe më pas në vitin 2017. Ai ka qenë kampion olimpik në sportin e skermës (Montreal 1976).

Pas zgjedhjes, kreu i olimpizmit botëror ka thënë se vëmendja e tij është përqendruar te Olimpiada e Tokios: “Po punojmë fort dhe konfirmoj se do të jetë një event i sigurt. Ka ende shumë gjëra për të zgjidhur, por Tokio po përgatitet më së miri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme ka njoftuar të enjten se ka refuzuar nëntë…