Isa Mustafa flet pasi Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku nga sot do të jetë kryetar i Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pas kësaj, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se tashmë e ka uruar Lumir Abdixhikun për fitoren e kësaj gare, derisa ka theksuar se procesi zgjedhor ishte shembullor.
“Ka qenë një proces shembullor. Garë shumë korrekte dhe përfundim demokratik”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se Abdixhiku ka fituar besimin e shumicës në Kuvendin e LDK-së.
“I kam uruar suksese kryetarit Abdixhiku, i cili sot e fitoi besimin e shumicës së Kuvendit të LDK-së”, ka thënë Mustafa për “lajmi.net”.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një proces mjaftë të rregullt të zgjedhjeve të brendshme partiake, nga të cilat ka dalë se Abdixhiku ka marrë shumicën e votave, 191, duke lënë prapa kundërkandidatët e tij, Lutfi Haziri me 116 vota dhe Besian Mustafa me vetëm 16 vota.



