Donjeta Sadiku dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

31 gusht 2026 | 16:40

Kampionia e boksit, Donjeta Sadiku, është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave për suksesin e saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ia ka ndarë këtë dekoratë Sadikut për suksesin e veçantë në boks dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sadiku u shpall kampione në Lojërat Mesdhetare në Taranto të Italisë, ndërsa gjatë ceremonisë së hapjes ajo mbajti flamurin e Kosovës në parakalimin e sportistëve kosovarë.

Pak ditë më vonë, boksierja kosovare arriti suksesin më të madh duke fituar medaljen e artë në finale, ku u përball me përfaqësuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova.

Pas triumfit, Sadiku ngriti flamurin e Republikës së Kosovës në majën e podiumit, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për sportin kosovar.

Haxhiu e ka cilësuar këtë arritje si “një sukses historik për Donjetën dhe Kosovën”.

Ajo ka përgëzuar Sadikun, trajneren e saj Marjola Sallauka dhe gjithë ekipin për suksesin e arritur, duke u uruar rezultate të reja në garat e ardhshme.

“Me punën dhe sukseset e vazhdueshme, Donjeta vazhdon të jetë shembull i shkëlqyer i sportistes që e përfaqëson Kosovën me krenari dhe dinjitet”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Duhet me qenë fort i poshtër pasi që janë pajtuar…