Musliu për kandidaturën e Sejdiut: Nuk është e panjohur, është folur gjatë gjithë javës

31 gusht 2026 | 16:34

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka komentuar kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës.

E pyetur nga “Indeksonline” se si e vlerëson propozimin e LV-së dhe LDK-së, Musliu ka thënë se emri i Sejdiut nuk është i panjohur.

“Nuk është diçka e panjohur. Është folur gjatë gjithë javës”, ka deklaruar Musliu.

LV-ja dhe LDK-ja janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për president, pas takimeve dhe negociatave të zhvilluara mes dy partive gjatë ditëve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka paralajmëruar tatimpaguesit për mesazhe…