“Idiot”, Faton Peci nervozohet me Dardan Krasniqin: Reagon ashpër pasi po përmendet arrestimi nga Prokuroria Speciale

16 tetor 2026 | 17:39
I pari i Mitrovicës së Jugut, në reagimin e tij, ka njoftuar se ai do e padisë për shpifje Krasniqin.’’U ndala me bo këtë video, për shkak se idiot sikurse është Dardan Krasniqi nga AAK, por edhe disa hibridë nëpër studio, media televizive në vazhdimësi, po shpifin me të pavërteta duke e shqetësu familjen dhe gjithë dashamirët e mi, duke paralajmëruar arrestimin tim nga Prokuroria Speciale. Për informimin e juaj, unë nuk kam aktakuzë të ngritur, sa herë që mekanizmat e drejtësisë, janë të gatshëm dhe shprehin interesim, unë do t’i përgjigjem atyre. Kështu që Dardan Krasniqit nga AAK, po i bëj me dije, se tash unë kam informacione për ndërhyrjet edhe përpjekjet e vazhdueshme të AAK’së nga momenti kur ju kam shporrë jashtë sikur mbeturina nga zyrat në Ulpianë, që unë nuk i fshehëm drejtësisë, nuk kam aktakuzë dhe nga sot, e ke padinë për shpifje idiot’’, ka deklaruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës, përmes Aktvendimit E.Rev.nr.49/2026, ka prishur dy…