Ish-polici amerikan dënohet me 40 vjet burgim për vrasjen e George Floyd

20 prill 2021 | 23:51

Derek Chauvin është dënuar për vrasje për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, të cilin e kishte mbajtur me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta –  një krim që nxiti një valë protestash në mbështetje të drejtësisë racore në SHBA dhe në të gjithë botën.

Chauvin u dënua me 40 vjet burgim, por sipas udhëzimeve ligjore në Amerikë, dënimi mund të ulet, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Mjeku i tha jurisë se për gati pesë minuta nën gjurin e Chauvin, Floyd po fliste akoma, gjë që tregon “se nivelet e tij të oksigjenit ishin të mjaftueshme për ta mbajtur trurin gjallë”.

“Pas kësaj ka prova të dëmtimit të trurit. Doktori tha se këmba e Floyd mund të shihet duke shkelur që është një shenjë e një krize myotonike të shkaktuar nga mungesa e oksigjenit”.

Pulmologu Tobin tha se kur Floyd humbi vetëdijen, niveli i oksigjenit në mushkëritë e tij ishte shumë nën gjysmën e sasisë normale.

Mbrojtja u përpoq të pretendonte Chauvin ishte duke ndjekur trajnimin e tij, por duke e dënuar atë për vrasje të shkallës së dytë, juria hodhi poshtë pohimin se ish-oficeri i policisë u lejua të vinte gjurin në qafën e viktimës për një periudhë të zgjatur kohe.

Mbrojtja gjithashtu u përpoq të pretendonte se veprimet e Chauvin nuk kishin asnjë lidhje me vdekjen e Floyd, dhe se ai vdiq nga një arrest kardiak i shkaktuar nga përdorimi i drogës, shkruan The Guardian.

Por, kjo nuk i ka bërë përshtypje jurisë së përbërë prej 12 anëtarëve qe ta jap vendimin final, atë me burgim ndaj Derek Chauvin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një tërmet është ndjerë në Kroaci, pak minuta më parë.…