Papa Leo diagnostikohet me kancer

13 tetor 2026 | 23:02

Vatikani ka njoftuar se Papa Leo XIV është diagnostikuar me kancer të mushkërive.

Sipas njoftimit, ai i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm për heqjen e pjesës së poshtme të mushkërisë së djathtë.

71-vjeçari iu nënshtrua një operacioni 90-minutësh të martën në spitalin “Gemelli” në Romë dhe më pas u diagnostikua me adenokarcinomë të mushkërive, raporton BBC.

“Pas operacionit, papa u zgjua normalisht dhe u rikthye në dhomën e tij në katin e dhjetë pas një periudhë të shkurtër vëzhgimi”, thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Kjo ndodhi pasi masa u zbulua gjatë atyre që Vatikani i përshkroi si “kontrolle rutinë”.

Më herët, turma të mëdha njerëzish u mblodhën jashtë spitalit për të përshëndetur Papën, disa prej tyre prisnin prej orësh.

Ata brohoritën përshëndetje dhe urime ndërsa ai kalonte, ndërsa ai u përgjigj me përshëndetje dore dhe buzëqeshje përmes dritares së pasme të ulur të makinës së tij.

Vatikani ka theksuar se Papa, i cili përgjithësisht konsiderohet në gjendje të mirë shëndetësore, nuk kishte simptoma infeksioni apo sëmundjeje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Opinionisti politik Halil Matoshi ka komentuar reagimet ndaj projektligjit për…