Selimi: Ministrja Haxhiu po rrezikon mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

23 prill 2021 | 13:57

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar ndaj akuzave që sot i ka bërë ministrja aktuale e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për tokën e ShKK-së.

Selimi po ashtu ka kundërshtuar  vendimin e ministrisë për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë vendim ministrja po rrezikon mbrojtjen e të akuzuarve duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës.

Postimi i plotë i Selimit:

Të nderuar qytetarë,

Sot Ministrja e Drejtësisë ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka dhënë një sër akuzash rreth punës sime në Ministri me motive krejtësisht politike.

Më lejoni që të ju informoj, që rasti i tokës së ShKK-së është një proces i cili ka filluar para mandatit tim si Ministër. Ministrja Haxhiu e din këtë shumë mirë. Dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik. Paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin.

Ftoj ministren që ne bazë të Ligjit për qasje në dokumente publike ta publikojë gjithë dosjen. Nëse nuk e bën këtë ministrja, do ta kërkoj zyrtarisht dosjen dhe do ta publikoj.  Njëkohësisht një kopje do ta dorëzoj personalisht në Prokurori. Dosja e ankandit shumë vjeçar e konfirmon këtë gjë.

Gjithashtu me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës.

Spin doktoratë e VV-së kanë bërë një gabim të madh të diversionit dhe kanë zgjedhur që të fillojnë një betejë të cilën do ta humbin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit,…