‘Facebook’-u ia kthen postimin Kimete Berishës dhe i kërkon falje

15 korrik 2021 | 14:56

Publicistja Kimete Berisha ka njoftuar se rrjeti social “Facebook” ia ka kthyer postimin që ia kishte fshirë dhe se i ka kërkuar falje.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Berisha këtë e ka cilësuar si fitore ndaj siç ka thënë “paramilitarëve të kryeministrit”.

“Fitova ndaj paramilitarëve të kryeministrit. I reagova ‘Facebook’-ut, që nuk pajtohem me vendimin e tyre për ta fshirë shkrimin tim ‘Unë, censura’, dhe ata më kërkuan falje dhe ma kthyen shkrimin”, ka shkruar Berisha.

Berishës i është fshirë një shkrim nga rrjeti social “Facebook”, pasi sipas saj militantë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë raportuar atë për gjuhë të urrejtjes ku ajo flet për kërcënimet që i janë bërë asaj dje nga mbështetës të kryeministrit Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung ka…