Hamza: Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan

11 shtator 2026 | 10:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kujtuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur respekt për të gjithë ata që humbën jetën dhe mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin me SHBA-në, raporton Ekonomia Online.

Hamza, së bashku me deputetët e kësaj partie tha se Kosova do të jetë gjithmonë pranë popullit amerikan, si në momentet e gëzimit, ashtu edhe në kohët e dhimbjes.

“Sot, bashkë me kolegë edhe kolege nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, jemi këtu në nderim të viktimave të 11 Shtatorit, në respekt të të gjithë atyre që kanë humbur jetën në këtë ngjarje, po edhe në respekt edhe në vlerësim për miqësinë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë falënderues ndaj popullit amerikan dhe gjithmonë do të jemi bashkë me ta, edhe në gëzime, po edhe në raste kur ka dhimbje dhe kur ka nevojë për respekt”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova qëndron…