Gashi largohet nga KF Egnatia: Uroj të arrijeni majat e futbollit shqiptar
15 korrik 2021
| 14:58
Sulmuesi Dren Gashi edhe zyrtarisht është larguar nga KF Egnatia.
Ish-futbollisti i shumë klubeve në Kosovë me skuadrën e Egnatiasë arriti që të inkuadrohet në Superioren e Shqipërisë.
“Dua të ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e klubit me të ri në Superiore, KF Egnatia. ‘Luftën’ që e nisëm e arritëm se bashku me stafin presidencial, stafin teknik, bashkëlojtarët poashtu tifozët. Dua të iu falënderoj gjithsecilit nga ju për respektin, emocionet dhe besimin maksimal që me keni dhënë gjatë gjithë kampionatit. Ju dëshiroj fat në Superiore dhe të arrijeni majat e futbollit shqiptar apo edhe me tutje”, ka shkruar Gashi në profilin e vet në “Facebook”. Gashi nuk ka treguar se ku do të vazhdoj karrierën futbollistike.
/Veton ZYMBERI/



