Falet Kurban Bajrami, Tërnava bën thirrje për paqe, solidaritet dhe respektim të masave

20 korrik 2021 | 06:57

Në Xhaminën e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit, që e udhëhoqi kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Ndërsa mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Ai ka thënë se begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit dhe respekti e dashuria familjare dhe farefisnore.

Tërnava ka bërë thirre për paqe, solidaritet dhe respektim të masave anti-Covid.

“Begatia e kësaj feste është edhe sofra e Bajramit, t’i shijojmë mirësitë e saj me dashuri dhe respekt pranë farefisit dhe familjeve tona. Vëllezër dhe motra t’i shijojmë begatitë e kësaj feste, të jemi pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe të keq. Të kujdesemi për shëndetin publik dhe ta dimë që virusi është akoma në mesin tonë”, ka thënë Tërnava.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka uruar lumturi e gëzim në festën…