Vdes Halime Nura, nëna e komandatit të UÇK-së

21 korrik 2021 | 20:04

Halime Nura, nëna e komandatit të UÇK-së Jakup Nura, ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë me dije  kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Nëna Halime paska mbyllur sytë përgjithmonë. Ajo është nëna e njërit prej themeluesve dhe luftëtarëve të parë të UÇK-së, Komandantit Jakup Nura. Nëna Halime në fakt ishte si nënë e ne të gjithë grupit themelues të UÇK-së, më ne krye Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Ajo si një grua e zonja, shumë herë na ka ushqyer e na ka strehuar në shtëpinë e Jakupit në Prelloc. Duke qenë burrëreshë sypatrembur, na motivonte e na uronte gjithmonë më fjalët më të mira që i buronin nga shpirti i saj.

Ngushëllimet më të thella bashkëluftëtarit tim Jakup Nura dhe gjithë familjes Nura. Nëna Halime pushoftë në paqe!
SL

alime Nura, nëna e komandatit të UÇK-së Jakup Nura, ka vdekur sot.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pasnesër (e premte, 23 korrik), me fillim nga ora 10.00,…