Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

22 korrik 2021 | 18:58

Dy persona janë lënduar nga një aksident mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi për Demokracia.com ka bërë të ditur se rreth një orë më parë nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë segmentin Suharekë-Duhël. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit deri më tani dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

Sipas Kasniqit njësitet policore të trafikut po vazhfojnë të merren me aksidentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miratohet edhe në lexim të dytë nga deputetët e Kuvendit…