“Takimet LVV-LDK po bëhen për të fituar kohë, vendi shkon në zgjedhje”
27 gusht 2026
| 22:10
Analistja Arta Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 u shpreh pesimiste se takimet mes LVV-së dhe LDK-së mund të prodhojnë një emër për president e që të ofrojnë një zgjidhje.
Sipas saj, krejt këto takime po bëhen për të marrë kohë politikisht.
“Dhe besoj që do të rezultojnë pa diçka konkrete, e do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Tahiri.



