Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj të më përzihen në kryeqytet
15 tetor 2026
| 23:10
Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka mohuar se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në emisionin “Pressing” në T7, ai ka thënë: “Nuk i kam prishë me të, nëse ai i ka prishë me mua, pyetne atë”.
Rama ka folur edhe për marrëveshjen me Abdixhikun, duke thënë: “Kam thënë nuk lejoj me mu përzi askush në qeverisjen e kryeqytetit, vizioni është i qartë, ka ecë kryeqyteti…”
“ I qëndroj asaj marrëveshjeje”, ka shtuar Rama.
Video:



