Peci: Kosova po i afrohet anarkisë, shtatori pritet të jetë i nxehtë

27 gusht 2026 | 23:31

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 tha se rreziku më i madh për Kosovën është se po i afrohet anarkisë së shpejtë.

Sipas tij, në shtator do të ketë protesta, duke filluar nga dita e parë e këtij muaji, me protestën e kryetarëve të komunave, të cilat i vlerësoi si të drejta.

“Mendoj opozita i ka paralajmëruar protestat, dhe unë mendoj që kemi me pasur një shtator të nxehtë, me datën e 16 shtatorit që ka me qenë ndoshta një datë e cila ka me pasur ndikim shumë të madh në rrjedhat e Kosovës”, u shpreh Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin "nuk do të sulmojë vendet e NATO-s". Presidenti…