Sulmohet me vezë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, reagon LV-ja

22 korrik 2021 | 20:54

Në një aktivitet me aktivistë të LDK-së në Prishtinë është gjuajtur me vezë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Pas këtij veprimi ka pasur reagime nga zyrtarë të LDK-së, të cilët kanë drejtuar gishtin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dega e LV-së në Prishtinë përmes një reagimi në “Facebook” ka shkruar se lajmet janë të pavërteta dhe tendencioze se ketë veprim ta kenë bërë aktivistët e LV-së.

“Reagim ndaj lajmit të rremë
Sapo u njoftuam nga mediat se disa përsona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga rradhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thuhet në reagimin e LV-së, dega në Prishtinë.

Sulmohet me vezë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës (foto)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është…