Kosova ndihmon Kukësin për shuarjen e zjarreve

09 gusht 2021 | 15:25

Në Kukës autoritetet po vazhdojnë operacionin nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë këtë zonë.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Kosovës pasi situata duket kritike.

Bëhet me dije se shërbimeve zjarrfikëse në Kukës, u janë bashkuar 100 forca nga Kosova, prej të cilëve 50 do të operojnë tek zona e quajtur Laku i Thive dhe 50 do të ndërhyjnë  tej Qafa e Kumbullës./abcnews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite ka nisur të ndajë nga 133 000 dollarë…