Medvedevi në finale të US Open

11 shtator 2021 | 11:31

Tenisti rus, Daniil Medvedev, ka shënuar fitore të lehtë ndaj Felix Auger-Aliassime në gjysmëfinale të US Openit.

Atij iu deshën pak më shumë se dy orë për ta siguruar finalen, pasi fitoi pastër 3:0 në sete, 6:4, 7:5 dhe 6:2.

Në finale Medvedevi do të ketë punë me Novak Gjokoviqin i cili fitoi 3:2 në sete ndaj Alexander Zverevit.

Numri dy në botë ka një bilanc 3:5 ndaj serbit dhe asnjëherë s’ka arritur ta mposhtë në ndeshjet ku duhen fituar së paku tri sete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic insiston që është vetëm Topi…