Mbi 1.7 milion euro do të investohen në palestrën sportive në Istog

10 shtator 2026 | 14:10

Ministria e Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum për renovimin e palestrës sportive në Istog, në vlerë prej 1 milion e 734 mijë e 918 euro.

Njoftimin e ka bërë ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, i cili ka bërë të ditur se memorandumi është nënshkruar së bashku me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Sipas Gashanit, ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe të rinjtë e Istogut. “Ditën e nisëm me një lajm të mirë për qytetarët e Istogut. Së bashku me kryetarin e Istogut, zotëri Ilir Ferati, sot nënshkruam memorandumin për renovimin e palestrës sportive në Istog, me vlerë prej 1 734 918 euro”, ka shkruar Gashani.

Ai ka theksuar se investimi është konkret dhe në funksion të zhvillimit të sportit në këtë komunë. “Një investim konkret për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe të rinjtë e Istogut. Vazhdojmë”, ka shkruar Gashani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, gjatë…