‘The Athletic’ zbulon dhjetë më të mirët për ‘Topin e Artë’, befason me renditjen e favoritëve
Mediumi i njohur “The Athletic” ka renditur 10 lojtarët që besojnë se kanë shanset më të forta për të fituar “Topin e Artë” 2026, me sulmuesin Harry Kane që kryeson listën.
France Football njoftoi zyrtarisht të martën, më 8 shtator, 30 të nominuarit për çmimin prestigjioz individual të këtij viti.
Bayern Munich ka katër lojtarë midis kandidatëve. me Kane, Michael Olise, Luis Diaz dhe Dayot Upamecano pjesë të listës
Sipas “The Athletic” , Kane është aktualisht pretendenti kryesor për të fituar çmimin prestigjioz individual.
Shoku i tij i skuadrës te Bayern, Olise, renditet i dyti, ndërsa mesfushori i Barcelonës, Rodri, kompleton treshen e parë.
Pjesa tjetër e top 10-shes së “The Athletic” përfshin Kylian Mbappe, Erling Haaland, Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal, Luis Diaz, Jude Bellingham dhe Lionel Messi.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve për “Topin e Artë” të vitit 2026 do të zhvillohet të hënën, më 26 tetor, në Teatrin Palladium në Londër.




