VV-ja organizon fluturime nga Zvicra për balotazhin
08 nëntor 2021
| 09:37
Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar mobilizimin për raundin e dytë të 14 nëntorit.
Kjo pasi dega e këtij subjekti politik në Zvicër ka organizuar fluturime për në Kosovë për vikendin e balotazhit.
“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër organizon fluturime për fundjavën e balotazhit të 14 nëntorit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm politik në Kosovë që nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit.



