United nuk e shet Pogbën
24 dhjetor 2021
| 14:43
Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Unitedin, që deri më tani ka refuzuar të rinovojë kontratën me “Djajtë e Kuq”.
Për këtë, është raportuar që për të mos e humbur me parametra zero, United mund ta shesë në janar.
Por, mediat britanike raportojnë se Manchesteri nuk e ka ndërmend ta lërë të largohet mesfushorin francez, i cili që nga korriku e ka në tavolinë ofertën për rinovimin e kontratës.
Pogba ende s’e ka thënë fjalën e fundit dhe United po e pret një përgjigje përfundimtare. Reali dhe PSG-ja janë skuadrat favorite për ta rrëmbyer mesfushorin, nuk përjashtohet as një rikthim në Juventus.



