Po hyjmë në një vit të ri me shumë sfida të reja

31 dhjetor 2021 | 17:21

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2022.

Ai ka thënë se Kosova po e përmbyll një vit shumë të rëndë.

“Një vit të përballjes me sëmundjen e shekullit dhe me gjithë pasojat e saj. Vit të përballjes me krizë ekonomike, sociale e politike. Po hyjmë në një vit të ri me shumë sfida të reja”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet né “Facebook”.

Urimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Kosova po e përmbyll një vit shumë të rëndë. Një vit të përballjes me sëmundjen e shekullit dhe me gjithë pasojat e saj. Vit të përballjes me krizë ekonomike, sociale e politike.
Po hyjmë në një vit të ri me shumë sfida të reja.
Prioriteti ynë më i madh mbetet shëndeti dhe mirëqenia juaj. Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme.
Do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e shtetit si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Do të forcojmë miqësinë me aleatët tonë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të vazhdojmë rrugën për anëtarësim në NATO.
Sonte në prag të ndërrimit të motmoteve, kujtojmë me respekt, ata që ranë për liri, duke qenë gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre.
Falënderues për secilin qytetarë të Kosovës ose të huaj, që shërbeu për lirinë, paqen e sigurinë e vendit tonë.
Ju uroj gjithë të mirat në vitin 2022. Paçi shëndet, harmoni e mbarësi në familjet tuaja.
Gëzuar!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari…