“Nëse e humbim betejën me Apelin, humb lufta e Kosovës”
Profesori universitar, Dritëro Arifi tha se beteja në Apel e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë është beteja më e rëndësishme e Kosovës si shtet.
Arifi i ftuar në emisionin “Info Magazine” e cilësoi këtë çështje si jetike për Kosovën pasi tha se po u humb kjo betejë ‘humb lufta e Kosovës’.
“Unë veç po them, kjo betejë po u humb, humbet lufta e Kosovës. Çdo gjë humb, çdo gjë s’ka vlerë. Dhe në njëfarë mënyre në të ardhmen do të diskutohet shumë jo për shtetin e Kosovës, por për një territor të papërcaktuar të Kosovës. Sepse njerëzit ende nuk e kanë kuptuar peshën që e ka ai vendim. Prandaj thashë kjo është beteja më e rëndësishme ndonjëherë që e kemi bërë që nga paslufta apo që nga shpallja e pavarësisë. Dhe në këtë betejë shteti, unë prandaj po potencoj shteti, sepse po i involvoj të gjitha institucionet, pra ky trekëndëshi: Qeveri, Presidencë, Parlament, nëse nuk funksionojnë si duhet, dështimi ka me qenë spektakolar”, tha ai.



