Haradinaj në Hagë: Spiunë të lindur ka edhe në krye të qeverisë

12 janar 2022 | 15:45

Pas një pauze të shkurtër ka vazhduar seanca ndaj Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

Prokurori ka lëshuar në seancë një audio-incizim, ku Nasim Haradinaj dëgjohet duke përmendur fjalën “spiun”.

E aty Nasim Haradinaj nisi të flasë për “spiunët e lindur”.

Sipas Nasim Haradinajt, “spiunë të lindur” ka edhe në krye të qeverisë.

“Kjo është një shprehje që mendoj që nga shteti juaj e kanë fol. Me kanë një spiun i lindur, është një bashkëpunëtor me okupatorin. Na u ka ngarkuar edhe barra e juaj dhe jemi kanë të sulmuar nga të gjitha partitë dhe nga vet pushtetarët. Nuk e kam potencuar gabimisht, se ne kemi problem që s’besoj që keni lindur ju si spiun i lindur. Spiun i lindur është kur e ka edhe babën, e fatkeqësisht ka edhe në Kosovë. Fatkeqësisht janë edhe në krye të qeverisë”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lucas Digne do t’i bashkohet Aston Villas pasi Villains ranë…